Pasi mori vlerësime pozitive nga ndjekësit në “Instagram” pak ditë më parë për pamjen e saj me fustan të kuq, Kylie Jenner duket se ka vendosur të mos i ndahet kësaj ngjyre.

Bukuroshja 19-vjeçare është fotografuar së bashku me të dashurin e saj Tyga në West Hollywood teksa ajo ishte e veshur e gjitha me të kuqe.

Edhe këtë herë, Kylie nuk i ka zhgënjyer fansat e saj pasi dukej e mrekullueshme me pantallona e pallto të kuqe, transmeton TCh.

Për t’u kombinuar me të dashurën e tij, reperi Tyga kishte vendosur edhe ai një kapele të kuqe.