Ministrat e financave të Eurozonës nuk do të nënshkruajnë rishikimin e ndihmës financiare për Greqinë, gjatë takimit të ditës së enjte.

Megjithatë, komisioneri i Bashkimit Evropian për çështje ekonomike, Pierre Moscovici ka thënë se shpreson që një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejtë.

“Ne do të shohim se si do të lëvizim drejt një përfundimi të shpejtë… por kjo gjë natyrisht nuk mund të arrihet deri ditën e enjte”, ka thënë Moscovici.

“Ne shpresojmë se një gjë e tillë të arrihet shumë shpejt”, ka përfunduar ai.