Reuters raporton se ambasadori rus, Andrei Karlov, ka vdekur nga plagët e marra sot pas një sulmi në Turqi, përcjell Manastiri Lajm.

Ndërkohë, zyrtarët turq kanë thënë se sulmuesi ka hyrë në ndërtesë duke pohuar se ishte oficer policor, raporton the Guardian.

Disa kalimtarë të rastit kanë thënë se sulmuesit ka bërtitur “Aleppo” kur e ka qëlluar Karlovin, pohime këto që ende nuk janë konfirmuar.

Karlov u plagos derisa po mbante një fjalim në një galeri të arteve të titulluar: “Rusia në sytë e turqve”.