Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesë që Lëvizja Besa të ketë anëtarin e saj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)

Sipas tij, dispozitat ligjore janë të qarta, respektivisht nga nëntë anëtarët e KSHZ-së, tre janë ekspertë, tre i takojnë pozitës dhe tre opozitës, pra OBRM-PDUKM-ja duhet të ketë dy anëtarë dhe Besa, një.

Zendeli bëri të ditur se kryetari Talat Xhaferi është deklaruar jokompetent për kërkesën e tyre, edhe pse anëtarët e KSHZ-së zgjidhen në Kuvend./Telegrafi/