Ka përfunduar takimi i Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov me përfaqësues të koalicionit “Rilindje me BESË”.

Pas daljes ata nuk u prononcuan për mediat se çfarë është biseduar në takim, mirëpo thanë se “topi” është te Kuvendi dhe te ai i cili mund të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputet për të formuar Qeverinë e re.