Gjendja në Republikën e Maqedonisë është e pjekur për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të shumicës së ngushtë, e cila do të bëhej.

Këtë e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në takimin e sotëm me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Nina Soumalainen të mbajtur me kërkesë të saj, i pyetur lidhur me krijimin e koalicionit qeveritar.

Siç kumtoi partia, në takimin në të cilin Gruevski ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët partiakë Vladimir Gjorqev, Aleksandar Nikolloski dhe Nikolla Poposki, ambasadorja Soumalainen e ka prezantuar raportin për aktivitetet e OSBE-së në vend. Lidhur me raportet politike dhe situatën, ambasadorja theksoi se Misioni i OSBE-së nuk ka marrë anë dhe nuk është në pozicion që të promovojnë kurrfarë opsioni politik të prezantuara përmes partive, thuhet në kumtesë.

Në pyetjen nëse LSDM-ja formon Qeveria, a do të jetë e pranueshme për partinë, nga VMRO-DPMNE theksohet se është përgjigjur se secila parti që merr vendim për formimin e koalicionit pa parti ka marrë më shumë vota dhe mbështetje më të madhe dhe mbështetje më të madhe nga populli në zgjedhjet,  duhet të dijë se në të njëjtën kohë merr vendim që të përballet me probleme në të ardhmen qenësore ndaj situatën kur injorohet vullneti i shumicës së qytetarëve.

Lidhur me pyetjen rreth kërkesës për ndryshim në pjesën e përdorimit të gjuhës, siç theksohet është përgjigjur se VMRO-DPMNE nuk dakordohet me zbatimin e parimit të dygjuhësisë në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, jo pse ka diçka kundër gjuhës shqipe ose shqiptarëve në Maqedoni, por sepse kjo nuk do të ishte pasqyrë e  realitetit demografik në Maqedoni, duke pasur parasysh numrin e maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve si dhe përqendrimin gjeografik të qytetarëve të kombësisë shqiptare.