Sistemin i inteligjencës artificiale – LipNet – shikon video të një personi që po flet dhe vendos tekstin sipas lëvizjeve të gojës së tyre me një saktësi prej 93%, thanë hulumtuesit.

Automatizimi i këtij procesi mund të ndihmojë miliona vetë, sugjeruan ato.  PC world shkruan se ekspertët theksojne se sistemi ende duhet të testohet në situatat të jetës së përditshme.

Leximi i buzëve është një biznes tejet i ndërlikuar, me profesionistë të cilët janë në gjendje të dëshifrojnë çfarë po thotë dikush vetëm me një saktësi prej 60%.

Ato thanë se sistemit AI iu mundësuan fjali të plota që të mund të mësonte cila shkronjë i korrespondonte një lëvizje të caktuar të buzëve. Për ta trajnuar AI, ekipi – nga laboratori AI i Universitetit të Oxford – i ushqeu pothuajse 29,000 video, të titruara me tekstin e saktë.

Secila video ishte 3 sekonda e gjatë dhe ndiqte një sekuencë të ngjashme gramatikore, – raporton PC World. Ndërkohë që testuesti njerëzor të cilëve iu dhanë të njëjtat video patën një përqindje gabimi prej 47.7%, Ai e kishte vetëm 6.6%.

Fakti që AI mësoi nga videot e trajnimit të specialistëve çoi në kritika të shumta në Twitter, kundër kërkimit.