Rol jashtëzakonist të rëndësishëm në formimin e vetëdijes së shëndosh, jo vetëm në mesin e nxënësve te shkollave te mesme , por edhe në mesin e të gjithë të rinjtë kanë mësimdhënsit. Ata janë udhëheqësit shpirtërorë të cilët duhet të ndihmojnë nxënësit /studentët për të ndërtuar sistemin e vlerave etike, dhe për të mësuar se liria kryesisht do të thotë respekt për diversitetin.

Ashtu si të gjithë qytetarët, edhe ata kanë të drejtë të opinionit dhe lirinë e fjalës së tyre, por kjo nuk nenkupton edhe gjuhën e urrejtjes që në mënyrë eksplicite të inkurajon dhunën dhe agresionin.

Mësimdhensit duhet ti inkurajojnë nxënësit e tyre për të zhvilluar vlerat e vërteta njerëzore, në të cilën dhuna dhe urrejtja nuk ka vend.

Në përputhje me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes kriminalizohet në kushte specifike. Përkatësisht në Kodin Penal te Republikës së Maqedonisë ‘shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemeve kompjuterike’ (neni 394-d)

Çdo propagandë në favor të luftës do të ndalohet me ligj. Çdo thirrje për urrejtje nacionale, racore ose fetare, që paraqet nxitje të diskriminimit, armiqësisë ose dhunës, ndalohet me ligj. Restrikcionet e lirisë së shprehjes duhet të sigurohen me ligj, ndërkaq janë të domosdoshme: për respektimin e të drejtave dhe reputacionit të njerëzve të tjerë; për mbrojtjen e sigurisë nacionale ose rendit publik dhe për mbrojtjen e shëndetit ose moralit publik.

Në rrjetet sociale po zhvillohet një peticion ndaj një profesoreshe nga Shkupi, për shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemeve kompjuterike ne lidhje me dhunen që ka ndodhur në Kuvendin e R.Maqedonisë me date 27.04.2017. Bëhet fjalë për profesore të shkollës së mesme “Rade Jovçevski Korçagin” Tanja A, e cila nëpermejt rrjetit social facebook ka shprehur gjuhën e urrejtjes ndaj deputetes së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, duke e përgëzuar dhe uruar dhunuesin me fjalët:“gjysh, duart tu bëfshin ari, duhej edhe më tepër”,

Përmes peticionit online në rrjetet sociale do të kërkohet nga Ministria e Arsimit e R.M , shkarkimi i saj.