Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, është liruar me kusht pasi i ka kryer dy të tretat e dënimit prej 27-mujave me burg për mashtrim.
Ai u burgos në vitin 2016 pasi u shpall fajtor dhe dënua për ryshfet dhe pengim të drejtësisë derisa ishte ministër i Tregtisë.

Olmert ishte ish-kryeministri i parë izraelit që u burgos.

Ai u bë kryeministër në vitin 2006, por dha dorëheqje tri vjet më pas kur policia rekomandoi një seri akuzash kundër tij.

Ai ishte dënuar për mashtrim, shkeljen e besimit dhe pengimin e drejtësisë sa ishte ministër i tregtisë, në një seri gjykimesh të ndara, si dhe u lirua nga akuzat e tjera./Express/