Si çdo fundvit, edhe këtë, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese për të falur pjesëriisht ose plotësisht persona që po vuajnë dënim me burg, shkruan Fakte. Kësaj radhe Ivanov ka falur 54 persona, ndër të cilët edhe 26 shqiptarë nga vendbanime të ndryshme të Maqedonisë dhe një shqiptar nga Prishtina. Bëhet fjalë për biznesmenin kosovar Florim Maloku – Floki i cili në vitin 2009 u arrestua dhe u dënua me 8 vjet burg për vjedhje të armatosur të “Pro Credit Banka” në Shkup, së bashku me Avdil Tahirin dhe Idriz Rrustemin, kur u vodhën 50 mijë euro.

Pas arrestimit, biznesmeni kosovar mohoi të ketë qenë pjesë e kësaj plaçkitje, madje ai kishte ofruar garancë prej 5 milion euro gjykatës, por kjo iu refuzua. Pas disa vite vuajtje të dënimit, në një intervistë për gazetarin Milaim Zeka, në të cilën gazetari Zeka tentuar të shpalos të dhëna në lidhje me një dosje të Eulexit, ku hetues dhe prokuror nderkombëtar, donin ta përfshinin Florimin dhe disa të tjerë në skandalin e madh të vjedhjës së deshmive, përveç tjerash ka deklaruar: “Nese ti je i përfshirë në atë punë, ose presidentja Jahjaga, jam edhe unë” thotë Florimi, duke më shikuar drejtë në sy. Mbas këtij dokumenti të publikuar, kam vërejtur që dikush heret ma paska gatuar kulaqin.Prokurori i Eulexit, Jonathan Ratel, dhe kush ka dashur, kanë pasur mundësinë të vinë dhe të më intervistojnë në burgun e Maqedonisë.Si duket përmes meje kanë dashur t i dëmtojnë njerëzit e tjerë, nder ta vellain e gruas time, i cili është drejtor i Policise. Kanë dashur ta lidhin në këtë ngjarje edhe Fadil Syleviqin, me të cilin jam rritur, dhe e them publikisht qe e kam pasur dhe e kam nga miqet e mi më të ngushtë”. Ai në intervistë thotë që një ditë do të flas. Do të flas për ata që ia kthyen shpinën, e që dikur i ka ndihmuar me të madhe, edhe kanë ngrënë në grazhdin e tij, po do të flas edhe për ata të cilët ia kanë montuar këtë rast.

Emri FLORIM MUSLI MALOKU nga Prishtina figurën i 29-në listën e të falurve nga Ivanov, dhe të njejtit i hiqet 1 vit vuajte burg, që i bie se Florimi do duhet të lirohet nga burgu së shpejti. A do të flasë ai për rastin?