Klubi i Futbollit Liverpul ua ka ndaluar reporterëve të gazetës ‘The Sun’ që të marrin pjesë në ndeshjet në Anfield, për shkak të raportimeve rreth tragjedisë së Hillsborough.

The Independent ka mësuar se akreditimet e shtypit nga çdo reporterë që mbulon ndeshjet nga ‘The Sun’ nuk do të lejohen, që do të thotë se gazetarët e futbollit të kësaj gazete do ta kenë të pamundur që të hyjnë në Anfield për të raportuar mbi ndeshjet në të gjitha garat.

Gazetës do t’i refuzohet edhe qasja në intervista me lojtarët, gjithashtu edhe me menaxherin Jurgen Klopp, me vendimin i cili besohet të ketë ardhur pasi që drejtorët e klubit zhvilluan bisedime me familjet e të cilëve që vdiqën në tragjedi.

The Sun kishte bërë një storje rreth fatkeqësisë së Hillsborough që ndodhi më 19 prill 1989, katër ditë pasi 96 njerëz u vranë pa faj gjatë një përleshjeje mes tifozëve në Stadiumin Hillsborough të Sheffield.

Vendimi për ta bllokuar këtë gazetë mendohet të jetë marrë të enjten në mbrëmje.