“LSDM-ja do të dorëzojë 4 ankesa në Gjykatën administrative deri në fund të ditës, që lidhen me vendvotimet në njësinë e gjashtë zgjedhore numër 6. Gjykata administrative do të duhet të marrë parasysh të gjitha argumentet e dorëzuara me ankesën. KSHZ-ja nuk i’u përgjigj seriozisht detyrës për mbrojtjen e procesit zgjedhor, në disa vendime të parashtresave”, tha Shilegov në konferencën e tij.