LSDM-ja do të paditë penalisht kryeministrin teknik, Emil Dimitriev, pastaj ministrat, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Elizabeta Kançeska-Milevska.

Kjo parti konsideron se këta funksionarë shtetëror e kanë shkelur Ligjin për zgjedhje, duke sqaruar se ligji në fjalë thotë që funksioni i deputetit me atë të ministrit nuk përputhen dhe se me ditën e verifikimit të mandateve për deputet, funksioni i ministrit pushon. Në këto raste, detyrën e ministrit e merr zv. ministri.