Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski ka deklaruar se në takimin e sotëm përgatitor te Trajko Veljanovski ka kërkuar që seancën e parë kuvendore ta udhëheqë Branko Manojlovski, si deputet më i moshuar e jo Trajko Veljanovski, raporton Gazeta Lajm.

“Patëm takim pune te kyrerai i deritanishëm i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Ishte një takim ku duhej të dakordohen detajet për seancën konstituive të Kuvendit. U informuam se kryetari i deritanishëm I Kuvendit ka në plan ta udhëheqë seancën konstituive, që është në kundërshtim me Rregulloren dhe praktikën kuvendore, sepse deputeti më i moshuar udhëheq seancën konstituive”, deklaroi Spasovski, duke shprehur dyshime se me këtë po tregohet që VMRO-DPMNE bën plane “se si do të rrjedhë seanca e nesërme”.