Derisa Serbia, vazhdimsht i dirigjon  politikanët  serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë( Shqipëria) tregohet  tepër tolerante, duke leju që politikanët  e Luginës së Preshevës,  madje edhe të tradhëtojnë Interesin Kombtarë Shqiptarë! Shqipëtarët  e Luginës, duhet  të  ngrejmë  zërin, që  së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike  Shqiptare të Luginës së Preshevës, të  tregohen   më të ndërgjegjshme  sa i përket  Interesave të  Shqiptarve të Luginës

Autori: Luan Jashari

Lugina e Preshevës edhe viti 2017, e gjenë në situatë të njejtë, si vendi ku ushtrohet spastrimi etnik!

Realisht  çfarë do duhej të  priste, është shumë  më shumë! Problemet  e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në  Europë! Fillimisht  problemet  e  Kosovës Lindore, janë  nga: statusi politik i saj, pasuar nga   problemet  politike, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, sportive etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte  zgjedhjen  e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 15 vitesh  asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas  konventave dhe protokoleve  Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet  asnjë e drejtë  më shumë sesa  minoriteteve  tjera, privilegjohen dhe  u garantohen  shumë  më shumë të  drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të  zgjedhej  statusi politik i Luginës së Preshevës,  të  gjitha  problemet  e më pasme do zgjedheshin automatikisht! Lugina e Preshevës, me ngulm  duhet të kërkoj, derisa edhe në Bruksel  zhvillohen  bisedime teknike dhe politike në lidhje  me Kosovën, duhet  të trajtohet  edhe  çështja e Statusit Politik të  Luginës së Preshevës, derisa  faktori ndërkombtarë është  vënë  në lëvizje( në lidhje  me Kosovën), sesa që të pritet më pas( kur  do jenë  shumë  më e  vështirë të vëhen mekanizmat  ndërkombtarë  në  lëvizje!).

Problemet  politike, pas çështjes së statusit politik,  kruciale për  ne Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në   nivel lokal e veçmas në nivel  qendrorë( edhe pse çdonjëri  Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim  me  Kosovën! Por që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga politikanët  lokal Shqiptarë, që më shumë i shërbyen  interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë); implikimi i Serbisë në  përzgjedhjen e  politikanve Shqiptarë( si për përfaqësimin në nivel  lokal,  por edhe   në  atë  të  ashtuquajtur  republikan, Serbia ka përzgjedhur politikanët Shqiptarë të përshtatshëm për të  nga  Lugina e Preshevës); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët  e tillë( politikanët  Shqiptarë të Luginës së Preshevës, deri më tash, asnjëherë  denjësisht nuk kanë  përfaqësu Interesin Kombtarë Shqiptarë të   Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni( klikat partiake të partive politike të  Luginës së Preshevës, vazhdimisht njihen për  korrupsion dhe  nepotizëm në çdo aspekt!); heshtja  e politikës së terrorit të Serbisë( nga  shkaku që i shërbejnë  interesit të Serbisë, këta  politikan të Luginës së Preshevës, kanë  bë që  Çështja Kombtare  e Shqiptarve të  Luginës së Preshevës, si në  arenën  ndërkombtare dhe  rajonale të  heshtet a së paku të  minimizohet); ekzistimi i dhjetra partive dhe fraksioneve  politike në  Luginë dhe mosunifikimi i tyre rreth  Kauzës Kombtare Shqiptare të Luginës së Preshevës( që me shumë  egërsi  luftojnë  mes vete e shumë më pak për  Interesin Kombtarë Shqiptarë të  Luginës së Preshevës).

Problemet  në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë  e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje  fëmijësh; marrja në  biseda informative dhe përndjekja sidomos  e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve( të ashtuquajtur  polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e  paramilitare të Serbisë  e veçmas edhe e  atyre  që janë të  dyshuara për  krime  lufte kundër  Shqiptarve; përzgjedhje e  multiçetnikëve( si polic multietnik të  vetëquajtur), për t’i shërby  Serbisë; etj.

Problemet  në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e  librave të  ardhur nga Kosova( e që nuk kërkohen  me ngulm, por më shumë  me forma tejet të  buta, kryesisht me një  a dy protesta!); çështja e diplomave të  Republikës së Kosovës; çështja e  mësimit-besimit fetar në shkollë( të sponsorizuar dhe korrikuluar nga  shërbimet  sekrete të  Serbisë!); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë  preferencash e referencash politike( duke  u bë  çerdhe partizanësh të partive politike); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht  në botën  perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e   intelektualve  Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje  me avansimin  e Çështjes Kombtare Shqiptare dhe zgjedhjen e  Statusit Politik të  Luginës së Preshevës! etj.

Problemet  në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror( kryesisht  e ish-veteranëve  të Luftrave  Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzu kinse për krime lufte, por edhe  për  terrorizëm etj);  heqje nga regjistrat civil të  qytetarve  Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet  e  shtetit kolonial të  Serbisë; mosregjistrim real të  Shqiptarve të Luginës  me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë! etj

Problemet  në ekonomike, janë të  panumërta tashmë, edhe pse menjëherë  pas luftës  së UÇPMB-së, pagat i ishin rritur aq shumë saqë dukej standardi i konkurueshëm edhe me  Gjermaninë( p.sh: paga e multiçetnikëve ishte 700 euro, etj!):mungesa e perspektivës ekonomike( kryesisht  tek të rinjët); pengesat  në  ndërmarrjen e  iniciativave për  hapje  biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda  Serbisë( duke i sabotu produktet  e Shqiptarve të Luginës); pengesa në  tregti përmes  pikave  kufitare me  Maqedoninë dhe Republikën e  Kosovës; mirëqenie  të ulët  sociale dhe shëndetësore; tarifa të  larta  për energji elektrike; tarifa të  larta  për   hapje dhe mbajtje të  bizneseve; haraç  nga policia kriminale  e  Serbisë për  bizneset  lokale( pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të  ndryshme  kinse të  bëra  nga   bujqit, blegtorët, tregtarët   Shqiptarë  të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë;  ngulfatje  të   tregut lokal  me produkte  të Serbisë qofshin produkte  bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të  falimentojnë etj.

Problemet  historiko-kulturore, tashmë të  mësuar që me  shekuj, që qarqet e Serbisë, qofshin   ato “shkencore, fetare etj” që kanë  përvetësu trashëgëminë edhe të  Shqiptarve të Luginës së Preshevës, e që edhe  sot  ndeshemi: me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire në Luginë si dhe vjedhje të  arkefakteve; tjetërsim të  Historisë Kombtare  Shqiptare edhe  përmes fesë( duke tentu të  na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të  islamizuar etj)!; ndalimi i festave  Kombtare  Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombtarë Shqiptarë; heqja e  monumenteve  tona Historike( mes tyre edhe  Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa Serbia, vazhdimsht i dirigjon  politikanët  serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë( Shqipëria) tregohet  tepër tolerante, duke leju që politikanët  e Luginës së Preshevës,  madje edhe të tradhëtojnë Interesin Kombtarë Shqiptarë! Shqipëtarët  e Luginës, duhet  të  ngrejmë  zërin, që  së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike  Shqiptare të Luginës së Preshevës, të  tregohen   më të ndërgjegjshme  sa i përket  Interesave të  Shqiptarve të Luginës.

(Absolvent  në  Fakultetin  Filozofik- dega e Historisë  dhe Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës)