Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka arritur në takim me eurkomesarin Johannes Hahn me vonesë prej 40 minutave. Ai gjatë hyrjes në takim nuk ka dashur të inçizohet nga kamerat, siç ishte në takimet me kryetarët tjerë.

Gruevski nuk u paraqit për deklaratë pas përfundimit të takimit. Nga OBRM-PDUKM thanë se nesër do të dalin me press konferencë të prononcohen për takimin e sotëm.

Ky është edhe takimi i fundit i Hahn me kryetarët e partive politike të cilat kanë siguruar mandate në zgjedhjet e fundit.