Në Gjykatën Penale sot është mbajtur diskutimi kryesor për lëndën “Magyar Telekom”, në të cilën është dëgjuar dëshmitari i propozuar dhe u vendos që seanca e radhës të mbahet më 10 korrik, për dëgjimin e dëshmitarëve tjerë të ftuar.

Të akuzuarit Atila Sendrej, Rolf Plat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare për gjashtë vite janë të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Lënda “Magyar Telekom” është në fazën e dëshmive, gjegjësisht dëgjimit të dëshmitarëve, ku deri tani janë dëgjuar dësmitarë të propozuar nga prokuroria dhe një dëshmitarë nga pala mbrojtëse.