Inspektorët malazezë për kontrabandim me narkotikë gjatë këtij viti, deri më 1 dhjetor, kanë konfiksuar mbi dy tonë e gjysmë drogë, në vlerë prej mbi tetë milionë eurove.

Udhëheqësi i Sektorit për luftë kundër drogës dhe kontrabandimit, Dejan Knezheviq theksoi se bëhet fjalë për sasi rekorde të drogës së konfiskuar në nivel vjetor, por sqaroi se “korridori ballkanik i heroinës” dhe zinxhiri kontrabandues edhe më tej janë aktiv, përderisa “ruta për kokainë” nuk kalon nëpër Mal të Zi.

Knezheviq theksoi se Sektori deri më 1 shtator në territorin e Malit të Zi ka konfiskuar dy tonë e 722 kilogramë drogë.