Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Lupço Nikollovski ka marrë pjesë në tribunën me bujqit që u mbajt në Shtip. Ai ka prezantuar politikat e uljes së shpenzimeve për produktet bujqësore, rritjen e të ardhurave për bujqit, masat për shfrytëzim efikas të fondeve nga programet IPARD, paga më të larta të punonjësve në sektorin bujqësor dhe masa të tjera në këtë sekktor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave pagat në sektorin e bujqësisë janë rritur për 12,57 për qind, tha Nikollovski në takimin e sotëm me bujqit dhe blegtorët e rajonit lindor të vendit.

“Këto janë të dhënat më të reja të MF-së, që tregojnë se paga mesatare në këtë sektor gjatë muajit janar ka qenë 16.700 denarë, ndërsa në muajin e njejtë të këtij viti është 18.800 denarë. Qeveria do të jetë e përqëndruar fuqishëm në zhvillimin dhe modernizimin e këtij sektori, bujqit të kenë jetë shumë më dinjitoze, t’i bindim të rinjtë të mbeten në Maqedoni dhe t’i hapim të gjitha mundësitë” tha Nikolovski.