​Në çerekun e dytë të vitit 2017 ka rritje të vogël të aktiviteteve në tregun e patundshmërive dhe kjo vjen si rezultat i normave të volitshme kamatore të bankave komerciale dhe rënies së madhe të çmimeve të banesave.
Gjithashtu mund të vërhetet edhe rënie e madhe e çmimeve të blerjeve të banesave në një numër të madh komunash. Kështu thonë rezultatet e Regjistrit të çmimeve dhe blerjes në periudhën nga 1 marsi i këtij viti e deri më 30 qershor, rezultatet të përgaditura nga Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri (AKP).

 

Rezultatet tregojnë se oferta e baneasve është rritje, që tregon se i plotëson nevojat e kërkesës dhe se ka banesa të mjaftueshme të reja nëse kërkesa rritet.

AKP-ja pret që të ketë rënie të lehtë dhe stabilizim të çmimeve të patundshmërive në disa komuna, nëse kushtet e tregut të patundshmërive mbeten të njëjta për një periudhë më të gjatë.

Në këtë çerek të dytë të vitit 2017, janë regjistruar 3005 transaksione, nga të cilat 59% janë shitje, 32% janë për qiramarrje, 7% janë për shitje të investuesve, kurse 2% janë blerje nga shteti. Krahasuar me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë ka rënie prej 51.4%, por ka rritje prej 13.8% krahasuar me çerekun e parë të këtij viti.