Maqedonia së bashku me Kosovën dhe Serbinë, ka çmimet më të larta të energjisë elektrike në krahasim me shtetet tjera të rajonit, bëhet e ditur nga statistikat ndërkombëtare.

Sipas të dhënave nga zyra për statistikat evropiane, “Eurostat”, në gjysmën e parë të vitit të kaluar, qytetarët e Maqedonisë kanë paguar mesatarisht 0.0785 eurocentë për një kilovat-orë. Më pak kanë paguar shtetasit e Kosovës, mesatarisht 0.0552 eurocentë dhe ata të Serbisë me 0.0607 eurocentë, transmeton Gazeta Express.

Sipas përmisimit të fundit sa i përket çmimeve të energjisë elektrike në vend, gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, Komisioni Rregullativ ka ulur çmimet e energjisë elektrike në 5.56 denarë ose 0.09 eurocentë.

Kurse , shtetasit e Danimarkës paguajnë më së paku për energji elektrike apo 29.8 euro për 100 kilovatë-orë. Kurse në rajon, më së paku paguajnë shtetasit e Bullgarisë apo 8.7 euro për 100 kilovatë-orë.

Statistikat evropiane, kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni është 55% më i ulët se mesatarja evropiane .