Dy futbollistët e Manchester Unitedit, Antonio Valencia dhe Anthony Martial besojnë në fitoren e klubit të tyre në Super Kupën e Europës.

Valencia konfirmon se klubi i Unitedit si objektiv të parë ka Super Kupën, shkruan IndeksOnline.

“Ne jemi duke punuar për Super Kupën, ky është objektivi ynë i parë. Ne jemi të motivuar dhe po punojmë shumë. Shpresojmë që ta arrijmë qëllimin për ngritjen e trofesh në Maqedoni”, ka thënë Valencia.

Me besim dhe vëmendje të plotë këtë takim do ta merr edhe sulmuesi francez, i cili e pranon se do të jetë e vështirë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne jemi përgatitur në këto ndeshjet miqësore, dhe jemi të gatshëm ta marrim titullin për në Manchester”, ka thënë Martial.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit zhvillohet nesër nga ora 20 e 45 në stadiumin “Filipe Arena 2” në Shkup të Maqedonisë.