Me moton “N XHEP, nëse nuk ka ku tjetër!”, sot pasdite do të realizohet aksioni për grumbullimin e mbeturinave në Matkë.
Aksionin që e organizon Lëvizja për Edukim dhe Avancim të Dialogut LEAD, fillon në orën 17, ndërsa vendi i takimit është stacioni i fundit i autobusit 60.

“I ftojmë qytetarët e Shkupit që të kyçen. Disa grupe formale dhe joformale, si dhe individë, tashmë kanë paralajmëruar se do të jenë pjesë e aksionit”, kumtoi LEAD.

Ky është aksioni i dytë nga shtatë të planifikuarit për pastrimin e vendeve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës në shtatë muajt e ardhshëm dhe projekti i dytë nga faza e dytë e “N XHEP, nëse nuk ka ku tjetër!”. I pari u realizua muaj më parë në Vodno.