Qindra mijëra turq dolën në rrugët e Stambollit këtë të diele në protestën më të madhe të opozitës ndër vite kundër luftës së madhe të qeverisë ndaj kundërshtarëve që nga tentim puçi i vitit të kaluar.
Protesta në Maltepe të Stambollit ishte ndalesa përfundimtare e marshit 450 kilometra nga kryeqytetit Ankaraja, i udhëhequr nga Kemal Kilicdaroglu, lideri i Partisë Republikane të Popullit – e cila është partia kryesore opozitare – që mblodhi qytetarë nga spektri politik për të protestuar kundër asaj që ata e shohin si padrejtësi të madhe dhe tirani nga qeveria e Recep Tayyip Erdogan, transmeton Express.

“Kërkojmë drejtësi,” ka thënë Kilicdaroglu në një fjalim pak minuta pasi arriti fundin e marshit.

“Kërkojmë drejtësi jo vetëm për ata që janë mbledhur sot këtu, jo vetëm përa ata që na përkrahin, por për të gjithë,” shtuar ai.

Ky tubim ishte më i madhi nga opozita që është parë në Stamboll që nga demonstratat masive të muajve maj-qershor në vitin 2013 kundër sundimit të Erdoganit, të nxitura nga rizhvillimi i planifikuar i Gezi Park në qytet.

Guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin, ka thënë se 15 mijë policë kanë ofruar siguri gjatë protestës pas marshit këtë të diele./Express/