Në Bruksel, kanë nisur takimet e punës, në kuadër të së cilave nga Këshilli Evropian, delegacionit të Maqedonisë për negociatat me BE-në, do t’i prezantohet Kapitulli 24 për të drejtat, liritë dhe siguritë e njerëzve.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian(BE), të parin takim të punës që e ka relizuar ka qenë takimi joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Plani 18, implementimi i obligimeve të marra gjatë Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bulgarinë, përgatitja e strukturës negociuese, dhe gjitha sfidat tjera të vendit para fillimi të negociatave, në brifingun joformal me përfaqësuesit e Grupit Punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor (KOVEB)”, njoftoi Osmani.

Pas kësaj, Osmani do të ketë takim pune me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Siç njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, kapitulli do t’i prezantohet Bujar Osmanit, nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian (BE).