Rikthehet në Tiranë pas pesë vjetësh një nga dhjetë eventet më të mëdha të bukurisë botërore, tashmë i brenduar tërësisht shqiptar, The Miss Globe 2016. Sapo kanë filluar mbërritjet e delegacioneve dhe miqtë nga Toronto, të cilët priten këtë event vitin e kaluar, ishin të parët. Drejtorja nacionale e Miss Globe kanadase Mia Ana Santapilar, konkurentja e miss kanadase dhe fituesja e edicionit të kaluar An Loren Kolis, kanë dhënë impresionet e para për TVSH, bashkëprodhues i këtij eventi të rëndësishëm.
Delegacioni i parë u akomodua, jashtë programit, në Hotel Senator ndërkohë që vajzat konkurente nga 49 shtete të botës, do të mikpriten në FAFA resort në Malin e Robit gjatë gjithë edicionit të këtij viti, nga 13 nëntori deri me 25 nëntor. Pikërisht me 25 nëntor do të jetë dhe finalja e madhe, ku bukuroshja filipinase An Loren Kolis do të dorëzoje kurorën e argjendtë në një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore.