Më shumë se 100.000 irakianë janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të operacionit për të rimarrë Mosulin grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

Në këto ditë, 103 872 persona, pjesa më e madhe nga provinca e Ninives, kryqyteti i të cilës është Mosuli, janë zhvendosur, njoftoi OIM.

Ministri irakian i migracionit, Jassem Mohammed al-Jaff konfirmoi se 118 000 persona ishin zhvendosur që prej fillimit të operacioneve më 17 tetor, një shifër që përfshin personat e larguar nga zona e Hawijahut në një provincë tjetër, transmeton atsh.

Organizatat humanitare i tremben faktit se operacioni kundër bastionit të Shtetit Islamik në veri të Irakut do të shkaktojë një zhvendosje masive të më shumë se një milionë civilëve.