Sapo është mbyllur vendvotimi 2011 në fshatin Tearcë të Tetovës. Edhe pse ishte paralajmëruar se votimi do të zgjasë deri ora 19 e 10 minuta, për shkak të ndërprerjes paradite, Komisioni Komunal Zgjedhor ka konstatuar se nuk ka nevojë për vazhdim, sepse ndërprerja nuk ka qenë më r gajtë se 1 orë.

Burime jozyrtare thonë se nga 711 votues me të drejtë vote, kanë votuar rreth 410 votues. Tani pritet të fillojë procesi i numërimit të votave. Në rast se LSDM merr 305 vota më tepër se VMRO DPMNE, atëherë do të fitojë edhe një mandat deputeti dhe rezultati do të barazohet në 50 me 50 mandate./Lajm/