Sapo ka mbaruar mbledhja e BDI-së në selinë qendrore në Reçicë të Tetovës. Edhe kjo mbledhje si ajo e djeshmja ka mbaruar pa asnjë një rezultat konkret.

Zëdhësi i BDI-së Bujar Osmani tha, se bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër prej orës dy të pasdites dhe se të gjitha opsionet janë akoma në tavolinë, ashtu sikurse kishte deklaruar dy orë më parë, pra, asgjë nuk ka ndryshuar.

Në mbledhjen e nesërme me siguri do të mësohet dhe për vendimin e BDI-së sepse është dhe afati i fundit i mandatarit Gruevski për të formuar qeverinë e re.

Para pak çastesh ka përfunduar edhe mbledhja e kryesisë së BDI-së në selinë në Reçicë të Vogël.

Lideri i BDi-së Ali Ahmeti shkurt para mediave theksoi se po analizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve.

“Nuk ka përgjigje ende se me kë do të shkohet ne koalicon, po anlizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, qoftë ato për popullin shqiptar, maqedon, serb, vllehë, turk rom”. thekoi Ahmeti para selisë së BDI-së.

Në pyetjen në lidhje me veturën e Nevzat Bejtës tek selia e LSDM-së, Ahmeti theksoi se ai din çdokënd në çdo vend ku është dhe se me çfarë detyra janë atje.

“Unë jam kryetari i partisë dhe dijë çdokënd në çdo vend ku është dhe me çfarë detyra ku i çojë”, theksoi Ahmeti.