Përmirësoni sigurinë e shtëpisë suaj me çelësin smart të quajtur Bold. Ai instalohet kollaj, mund ta kontrolloni që nga celulari juaj dhe është dizenjuar që t’i përshtatet çdo lloj dere.

BOLD funksionon pothuajse si çdo çelës tjetër vetëm se tashmë nuk duhet t’i mbani çelësat gjithmonë me vete për ta hapur apo mbyllur derën sa herë të dilni nga shtëpia, por të përdorni celularin tuaj për këtë. Ju e kyçni pajisjen kur dilni nga shtëpia dhe sapo të ktheheni përsëri, falë një ndjesori që ai ka të instaluar arrin të detektojë praninë tuaj dhe të njohë celularin me të cilin është lidhur, duke u hapur vetë.

7

BOLD mund ta montoni kollaj si bravat e tjera që keni në shtëpi dhe ta porositni në përmasat që i përshtaten derës suaj. Ai vjen në katër ngjyra të ndryshme: portokalli, të zezë, argjend dhe ngjyrë ari.

5

Bateria CR123A mund ta mbajë ndezur çelësin smart deri në tre vjet, dhe mund të realizojë deri në 25,000 aktivizime gjithsej, ndërkohë që aplikacioni Bold i lidhur me të do t’ju informojë gjithmonë në lidhje me gjendjen e baterisë.

0

Pajisjen mund ta gjeni në Kickstarter.