Aleksandar Dinev, pronar i kompanisë së re “Media Print” e cila e boton gazetën e përditshme “Dnevnik”, gjysmë ore më parë ka tubuar të punësuarit dhe u ka thënë se gazeta e cila botohet nga viti 1996, sot do të shtypë numrin e fundit.

Të punësuarit prej nesër janë në pushim i cili zgjat 20 ditë, përderisa të rregullohen formalitetet.

Dnevnik ka qenë gazeta e e parë private në Maqedoni.

Përpos “Dnevnik”-ut, nuk do të funksionojnë as  “Vest”, “Utrinski Vesnik” dhe “Telegraf”, me çka do të mbeten pa punë rreth njëqind veta nga kompanin “MPM”.

“Dnevnik” ishte gazeta e parë private në Maqedoni dhe nisi të shtypet më 20 mars 1996. Themelues ishin gazetarët Branko Gerovski, Aleksandar Damovski dhe Mile Jovanovski.

Dy gazetat tjera të “MPM-së”, “Vest” dhe “Utrinski” pushuan së dali muajin e kaluar dhe me disa të punësuar vazhduan të funksionojnë si portale. Por, edhe ato po mbyllen./Gazeta Express/