Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri po raportohet edhe në mediat serbe.

Sipas informacioneve më të fundit, të pakonfirmuara zyrtarisht, “TV Prva” raporton se një nga policët e arrestuar nga Njësia Speciale ishte i pari në vendin e ngjarjes kur u vra Ivanoviq.

Fjala është për Dragisha Markoviq, që sipas mediave serbe ka qenë i pari në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, transmeton Gazeta Express.

Në këtë aksion janë arrestuar katër persona – Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu, janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.