1. Pse Ali Ahmeti gjatë zgjedhjeve parlamentare të më përparshme 14 vjeçare, asnjëherë s’i ka thirrur partitë opozitare shqiptare për qeverisje me partitë maqedonase?
Për shkak se me 18-20 deputetë nuk ka patur nevojë.

2. Pse në KSHZ anëtari i BDI-së ishte në përkrahje të VMRO-së e kundra Besës?
Mos ishte kjo marrëveshje e fshehur për qeverinë e ardhshme VMRO-BDI?!

3. Pse në Tearcë votuesit e BDI-sê për t’ia dobësuar pozicionet VMRO-së pēr një deputet më pak, s’e votuan LSDM-në?
Mos ishte kjo marreveshje e fshehur VMRO-BDI?!

4. Pse partia e Ostrenit gjatë zgjedhjeve bëri koalicion me Ziadin Selën?
Mos ishte marrëveshje e fshehur koalicionimesh Ali Ahmeti-Ostreni’Sela?!

5. Pse u nda RDK në dy pjesë: njëra me Bilallin e tjetra me Selën?
Mos ishin marreveshje të fshehura të Mehmetit, Selës dhe Aliut?!

6. Pse Mehmetin e RDK-së, kurrë se kemi dëgjuar ta kritikonte BDI-në?
Mos ndoshta ishte marrëveshtje e fshehur?!

7.Kush i ndihmoi Ziadin Selës për Kryetar Komune në Strugë?
Të gjithë e dimë se BDI-ja me votuesit e vet. Pra, mos vallë ky koalicion i partisë së Selës është kthim borxhesh?!

8. Pse tani BDI-ja, para se të bënte koalicion me partitë maqedonase ju bëri ftesë partive opozitare shqiptare?
Mos vallë për të ruajtur e legjitimuar veten për krijimin e qeverisë me VMRO-në, këtë ia mundëson Ziadin Sela?!

9. Me këtë fitore historike që e përmendin shpesh partia e Ziadin Seles, me 3 deputetët e tij, a më shumë i ndihmon vehtes, popullit të vet apo Ali Ahmetit e Gruevskit?
Mendojmë se Ziadin Sela jo vetëm që ju ndihmon, po dhe e shpëton VMRON-në dhe BDI-në nga Prokuroria Speciale në anën tjetër popullit fare s’mund t’i ndihmonte, po do ta dëmtonte shumë?!

10. Partitë tona a bëjnë luftë pēr një marrëveshje politike historike me maqedonasit, a po jo?
Mendojmë se jo, sikur të bënin këtë marrëveshje, atëherë do duhej që partia e BDI-së me më shumë deputetë që në start do bënte një deklaratë politike e publike kundrejtë partive politike maqedonase t’i kushtëzonte me këtë marrëveshje historike!

Autor: Sulejman Mehazi


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.