Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar !
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
…..
Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe, më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
….
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve !

Keto janë vetëm disa vargje nga poezia Hakërrim e shkruar nga autori Ali Asllani në vitin 1942 që përkojn me realitetin e ditëve të sodit .

Si duket, është koha e maskarenjëve dhe prostitutave politike, të cilët pa fije turpi, shfrytzojnë momentin, dhe gjithnjë, janë në radhë të parë, kur është në pytje interesi dhe promovimi personal i tyre, pa u brengosur fare se kush ishin dje, cilët janë sot,  dhe kush do të jenë edhe në të ardhmen!!!

E vetmja gjë për të ndihmuar politikën prostitute në Maqedoni nuk është të bëhesh prè e saj por ta injorosh atë sikurse ajo të mos ekzistojë. E kur kjo politikë e ndytë nuk do ketë klientët e saj, atëherë ajo do pushojë së ekzistuari ose do të “pendohet” për mëkatet që ka bërë dhe të kthehet ne rrugën e drejtë.

Naiviteti është pak (madje aspak) i lidhur me Koeficientin e Inteligjencës; më tepër lidhet me mënyrën e reagimit në përgjithësi. Një njeri naiv priret të verbohet nga thjeshtimi i situatës, pa mundur të shohë qartë faktorët që e krijojnë atë. Një gjeni mund të jetë po aq naiv, sa edhe dikush me nivel të mesëm inteligjence. Naiv cilësohet dikush që nuk “e sheh qartë çështjen”, para se të bëjë një zgjedhje.

Një nga burimet më të mëdha të naivitetit është mendjemadhësia. Njerëzit mendjemëdhenj mendojnë se janë më të mençurit. Ata i shpërfillin këshillat e të tjerëve dhe nuk tregojnë zellin e duhur në një vendimmarrje. Me mendjen e tyre ata dinë gjithçka. “Kryelartësia të çon para rrënimit, arroganca para rrëzimit.” Herët a vonë, mendjemadhi do të verbohet aq shumë nga kryelartësia dhe arroganca e tij, sa nuk do të shohë ku e hedh këmbën.

Të tillët aplikuan dhunë e terror institucional mbi popullatën shqiptare në Maqedoni , heshtën kur duheshte të ngritin zërin dhe asnjëher nuk iu degjua zëri, kurse tash , na flasin për mbrojtje te interesit kombëtar , për mbrojtje të integritetit shtetëror, Nato, Eurointegrime bile edhe për tradhëti kombëtare.

Deri kur duhet të nderoni persekutusit tuaj, deri kur vota juaj do të legjitimojë skllaverinë tuaj , deri kur oligarkët do justifikojnë krimet e tyre sepse ato blenë votën tuaj?” Një popull që sjell në krye të vendit një bandë kriminelësh, hajdutësh dhe tradhëtarësh, ai nuk është më viktimë por bashkëpunetorë.

Dëshpërimi në rritje i popullit shqiptarë në Maqedoni me ish qeverinë e korruptuar Gruevski, duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare bashkëpunëtore të udhëhequra deri tani nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, është një bombë figurative që mund të shpërthejë në çdo moment, sidomos në një ekonomi që ka prodhuar vetëm vende pune në qeveri që shkojnë kryesisht te maqedonasit etnik dhe pastaj vetëm për ata që votojnë për partneritetin e korruptuar Gruevski/Ahmeti, të cilët janë duke e skllavëruar të gjithë vendin politikisht dhe ekonomikisht .

Zgjedhjet e kësaj të diele tronditën në ekstrem pushtetin e dy liderve shqiptarë të Maqedonisë. BDI e Ali Ahmetit doli me gjysmën e numrit të deputetëve që kishte ne parlamentin e kaluar ndërkohë që PDSH e Mendu Thaçit u katandis me dy deputetë. Nuk është e udhës që dy lideret Ahmeti dhe Thaçi nga mendjemadhësia apo mëria që kan ndaj ndonjë gazetari mashtrues nga Prishtina apo këshilltari i përfolur i Ramës për çështjet rajonale të refuzojnë takimin me kryeministrin e shtetit amë qoftë ato edhe konsultative.

Ali Ahmeti i ka numrat por a është zgjidhja më e mirë për shqiptarët një qeveri të re me Gruevskin dhe Mijalkovin??

Është momenti i fundit që shqiptarët duhet të trajtohen si partner i barabartë në një Kushtetutë të re të këtij shteti që tani po dështon, ose duhet të përballemi me mundësinë e federalizimit, i cili do t’i lejonte popullit shqiptar të ketë kontroll administrativ, social dhe financiar mbi fatin e tyre si pjesë të një federate maqedonase të shqiptarëve etnik dhe maqedonasve etnik. Maqedonia është tashmë një shtet aparteidi, në të cilin grupet e mëdha etnike jetojnë të ndara, por jo në mënyrë të barabartë, dhe kjo duhet të korrigjohet. Përndryshe, Maqedonia nuk do të mbijetojë si shtet sovran që mund të integrohet në Bashkimin Evropian.