Mërgata pyet: Kush është zonja Sonja Bozhinovska- Petrushevska?

Përkitazi takimit që e organizoi zotëri ministër Edmond Ademi i caktuar për marrëdhënie me diasporën me zonjën Sonja Bozhinovska – Petrushevska e cila sipas lajmit që ju e jepni e dneruara redaksi qenka  shefe e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit IOM!

Ne si mërgimtarë, për herë të parë dëgjojmë për këtë zonjë! Kush e caktoi në këtë post? Çka përfaqëson kjo zonjë? Kë përfaqëson kjo zonjë? Kush e paguan zonjën Sonja Bozhinovska – Petrushevska?

Ky takim i zotëri Edmond Ademit me këtë zonjë neve mërgimtarëve na habiti sepse ne për herë të parë dëgjojmë për këtë zonjë! Ne nuk besojmë se kjo zonjë e përfaqëson mërgatën, sepse asaj askush nuk ia jep këtë të drejtë nga shoqatat shqiptare në Zvicër, Evropë dhe SHBA!

Kërkojmë sqarim nga zotëri ministri Edmond Ademi se për çka u caktua ky takim dhe për çfarë është biseduar? Ne mërgimtarët shqiptarë nuk e njohim as zyrën por as organizatën që zonja Sonja Bozhinovska – Petrushevska përfaqëson.

Në emër të lidhjes së diasporës shqiptare për Maqedoni – Zvicër, publikisht e lus zotëri ministrin që të mëson se cila është mërgata e vërtetë nga Maqedonia dhe me atë të bisedon! Dihet mirëfilli se mërgata e vërtetë është ajo shqiptare, dhe vetëm si të tillë ne duam të trajtohemi, assesi ndryshe.

Alisetar Ramadani
Kryetar i LDSHM Zvicër