Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Turqi për një vizitë zyrtare ku fillimisht do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për herë të parë që prej grusht shtetit të dështuar të korrikut.

Merkel do të takohet edhe me kryeministrin Binali Jildirim dhe figura të opozitës turke gjatë vizitës njëditore në Ankara, e cila ka shkaktuar polemika në Turqi, transmeton Manastiri Lajm.

Marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s janë përkeqësuar në muajt e fundit pas grushtshtetit të dështuar që synonte rrëzimin e Erdoganit.