Modelja argjentinase, Xoana González është kthyer në qendër të revistave dhe portaleve rozë gjatë kësaj fundjave. Në një intervistë dhënë për mediat vendase, ajo ka treguar disa detaje jo pak turpëruese në lidhje me një raport seksual, që ka pasur me yllin e Barcelonës, Lionel Mesi, vite më parë. Ajo ka treguar shumë detaje nga seksi me Leo Messin shumë vite më parë, kur futbollisti më i mirë në botë ishte shumë i ri. Xoana e ka turpëruar argjentinasin, për të cilin tha se, ishte shumë i dobët në seks sa që asaj i është dukur sikur po e bënte me një trup të vdekur. “Ishte shumë vite më parë. E vërteta është se ai ishte shumë i ri, por e dinte se çfarë ishte duke bërë. Ai ishte shumë i turpshëm dhe ne folëm për muzikë, por nuk më kujtohet nëse kishte të dashur apo jo. Pas një kohe, ne shkuam në banesën e tij në Puerto Madero. Unë kam dashur që ai të më tregonte më shumë. Në një farë mënyre më është dukur si një trup i vdekur”,- tha modelja duke shkaktuar polemika të shumta në rrjet

xoana-gonzalez-1