Pep Guardiola është pyetur sërish për një transferim të mundshëm të Lionel Messi te Manchester City.

Ditëve të fundit kanë vazhduar spekulimet për të ardhmen e Messit, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Por, për dallim nga herët tjera, trajneri spanjoll sot ka refuzuar të përgjigjet rreth kësaj pyetje.

“I jam përgjigjur kësaj pyetje rreth tre herë. Nuk do të përgjigjem më”, ka deklaruar Guardiola.
Kujtojmë se në të kaluarën, Guardiola kishte deklaruar se Lionel Messi do të përfundojë karrierën te Barcelona.