Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në tribunën shkencore për 109 vjetorin e Kongresit të Alfabetit tha se është një vit i jashtëzakonisht i rëndësishëm, një vit që do të pasohet siç tha, “nga mjaft ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme”.

“22 nëntori, dita e Alfabetit shqip është një nga datat më të mëdha të historisë sonë kombëtare, moment kyç përbashkues që e orientoi kombin tonë drejt kombeve më të përparuara të botës perëndimore. Pasi në këtë mënyrë jo vetëm forcojmë e ruajmë vlerat tona më të mira, por edhe bashkëjetesën midis vendeve, popujve dhe në këtë rast dua të falënderoj qeverinë e Maqedonisë për kujdesin për këtë ngjarje”, tha Meta.

“Me këtë Alfabet u shkrua dokumenti i pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u nënshkrua deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, me këtë Alfabet u shkrua shqip edhe Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit më 2001…”, ka nënvizuar Meta.