Sipas nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhiti, ka ardhur momenti që të mbyllim çështjet e hapura, të përmbyllim MO-në dhe në zgjedhjet e ardhshme të pasojnë temat ekonomike që kanë të bëjnë me standardin jetësor.

“Për rastet sa i takon 100 ditëshit edhe ashtu do ketë afatizim dhe të parashihet një gjykim transparent, pra kërkesa do jetë në 3 mujorshin të fillojë zbardhja e rasteve, shqipja mund të afatizohet dhe të fillojë implementimi i saj dhe PSP këtu kuptohet”, ka thënë Mexhiti i BDI-së në Click plus.