Në debatin në “Rruga drejt…” në Alsat-M ku të pranishëm kanë qenë nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, shefi i shtabit qendror zgjedhor të PDSH-së Azem Sadiki si dhe profesori Zemri Elezi mes tjerash ka ra si çështje edhe ridefinimi, ndërsa qe përmendur po nga profesori Elezi si platformë e “Besës”.
“Edhe më herët ka pasur ide apo muhabete për ridefinime. Ridefinimin e ka bërë UÇK-ja dhe Ali Ahmeti me Marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë Mexhiti i BDI-së, duke shtuar se do jeni çelësi i qeverisë së ardhshme me qëllim mbylljen e temave të vitit 2002.
“Në të kaluarën ka pasur parti të reja që kërkonin 20 deputetë dhe kanë ngelur me dy apo asnjë. Ne dalim me platformën tonë dhe kjo më së miri do shihet më 11 dhjetor”, ka shtuar Mexhiti.