Duke goditur iMacun e Apple-it, kompjuteri që ka të gjithë komponentët në një bazë dhe monitor.

Kompjuteri revolucionar vjen me 32GB RAM dhe 2TB hapësirë të brendshme.

Microsofti thotë se ky është monitori më i hollë LCD në një trup të përbërë nga alumini.

Ekrani është me madhësi 28-inç me 13.5 milionë pikselë.

I gjithë ky ekran është i ndjeshëm në prekje. Microsofti ka krijuar edhe një laps digjital që funksionon në pajisjen revolucionare.

Surface Studio do të ketë çmim fillestar prej 2.999 dollarësh, ndërsa versioni më i fuqishëm i këtij superkompjuteri do të kushtojë 4.199 dollarë.