Rezultati i së shtunës me kërcimin së gjati të Izmir Smajlajt 8.08 metra në kërcim së gjati për salla të mbyllura përbën rekord të ri kombëtar për Shqipërinë

Shqiptarët ia treguan Europës se titulli i kampionit do të ishte për ta kur u paraqitën në mes të Beogradit serb me triumfatorin Izmir Smajlaj prej Shkodrës.

Izmir Smajlaj u shpall Kampion Europe në atletikë për salla të mbyllura mbrëmjen e së shtunës e nderoi kombin kur meritoi titullin në kërcim së gjati.

Djaloshi shkodran e përsëriti suksesin në një nivel më të lartë veprimtarie se sa disa ditë më parë kur po në Beograd u shpall Kampion Ballkanik.

Rezultati i së shtunës me kërcimin e Izmir Smajlajt në largësinë 8.08 metra përbën njëkohësisht rekord të ri kombëtar për Shqipërinë.

24-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentativën e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8.08 metra, duke vendosur edhe rekord kombëtar. Ishte suedezi Michel Torneus që mund të prishte ëndrrën e shqiptarit në tentativën e fundit, por ai nuk shkoi më shumë se 8.08, duke ligjëruar suksesin historik të atletit shqiptar“-raportoi televizioni “Top Channel” nga Tirana.

Dhe, tërë kohën Izmir Smajlaj formoi me duar shqiponjën dykrenëshe simboli kombëtar i shqiptarëve prej Nishit e Vranjës, Luginës së Preshevës, në Kosovë, Artë të Çamërisë, nga Kotorri në Podgoricë, nga Durrësi në Manastir, Shkup e Kumanovë. /Denion Ndrenika/illyriapress.com

Izmir-Smajlaj-a-300x300 Izmir-Smajlaj-b-300x300 Izmir-Smajlaj-300x300 Izmir-Smajlaj-f-300x300