Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja ka mbajtur një konferencë shtypi pas promovimit të programit qeverisës të Zoran Zaevit, duke deklaruar se në njëfarë mënyre Zaevi ka hequr dorë nga Deklarata politike shqiptare.
Sipas tij, ”i faluri Zaev kishte mundësi që me një deklaratë, qartë dhe zëshëm të tërhiqej nga Deklarata e sjellur nga Tirana. Zaevi u ngatërrua me paralajmërimet për debat për simbolet kombëtare”.

Milloshoski tha se Zaevi vërtetoi që është i shantazhuar dhe se ka përgatitur ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, duke mos publikuar përmbajtjen e saj. Milloshoski bëri të ditur se partia e tij nuk e mbështet platformën qeverisëse të Zoran Zaevit edhe pse qartë është thënë se nuk do të lejohet ndryshim i Kushtetutës e as që do të pranojë dygjuhësi në para dhe uniforma apo ndryshim të simboleve shtetërore.