VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sot njoftoi se është plotësisht e përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale ku presin që me programin dhe ofertën kadrovike të fitojnë numër më të madh votash.

“Presim të fitojmë numër më të madh të këshilltarëve në krahasim me partitë e tjera politike dhe numër më të madh të kryetarëve të komunave krahasuar me koalicionet e tjera politike.

Gjithashtu presim që ekipi ynë i cili është formuar nga Komiteti ekzekutiv çdo ditë dhe në kohë ta përmbushë detyrën e tij për përgatitje të programit për marrje pjesë në zgjedhjet në nivel shtetëror dhe përgatitje të të gjithë programeve në nivel lokal në pajtueshmëri me specifikat komunale në terren dhe së bashku me profesionistë nga më shumë sfera të cilët janë të rëndësishëm për çdo vetëqeverisje lokale”, deklaroi sot në konferencën për shtyp Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.