Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, është takuar sot në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës ruse, Nikolai Patrushev me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes këtyre dy vendeve në luftën kundër terrorizmit si dhe sfidave tjera të sigurisë.

Ministri serb ka diskutuar edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë.
“Kemi mbështetjen e Rusisë në përpjekjet tona për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Gjithashtu edhe për të zbatuar marrëveshjet si formimi i komunave serbe të cilat janë të rëndësishme për ne, por edhe për të ruajtur sigurinë e popullit serb, kryesisht në pjesët në pjesët e Kosovës ku ata nuk kanë siguri të plotë. Ne do të kemi mbështetjen e Rusisë edhe në të ardhmen”, ka thënë Stefanoviq.

Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar si dhe sulmeve kibernetike.