Zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu rreth orës 8.00, doli nga shtëpia për të shkuar në punë, në postin Ministër në detyrë i MPB-së. E para se të niset, ai mori edhe një porosi nga babai i tij.

“Rrugë e mbar e suksese, të punosh për popullin dhe me nder qofsh”.

Ai thotë se kjo është një detyrë me përgjegjësi të madhe deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Por kërkon mbështetjen nga të gjithë qytetarët, pavarësisht siç thotë përkatësinë e tyre etnike, që të rikthehet besimi tek policia.

“Unë do ti kem të gjitha kompetencat, që kanë të bëjnë me pikë pamje lëndore, funksionale dhe organizative. Pra në MPB udhëheq ministri i punëve të mbrëmshme edhe në aspektin komanduese ashtu do të jenë në duar e mija”, u shpreh Agim Nuhiu, ushtrues detyre Ministër i Punëve të Brendshme.

Nuhiu premton se gjatë kohës që do të kryej këtë detyrë, do të angazhohet që MPB-ja të reflektojë edhe përfaqësimin e barabartë.

“Sigurisht që unë jam interesuar që këtë parim dhe këto masa afirmative që shtetin e ka futur në borxh edhe ministrin e MPB-së në pikë pamje të avancimit të shqiptarëve të gjitha strukturat heterogjene të ministrisë do të përpiqem që të kthej ashtu siç e meritojnë”, shtoi Nuhiu.

Nuhiu mori detyrën e ministrit të brendshëm në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës. Funksionin e tij do të kryejë në bazë të Ligjit për Qeverinë, që është ndryshuar në fund të muajit korrik, pasi që u arrit firmosja e aneksit të marrëveshjes së Përzhinës, dhe shpallja e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.