Ky është vshte viti i 19-të i zhvillimit të këtij eventi të bukurisë shqiptare dhe sigurisht qe show dhe spektakli me artistet më të famshëm e më të dashur për publikun nuk do të mungojë në 16 qershor në kalanë e Tepelenës nën hijen e Ali Pashait.

Qytete të vogla, dikur thuajse të fshira nga harta, sot janë pjesë e investimeve por dhe në vëmëndjen e Miss Shqipëria, një eveniment që zhvillohet këtë vit për të 19 herë në Shqipëri nga Deliart Association, duke evidentuar bukurinë shqiptare dhe jo vetëm. Qëndrat e rilindura të Shijakut dhe të Rrogozhinës, kanë pritur me vëmëndje sfilatat e bukurosheve dhe artistëve të ftuar, gjatë këtyre ditëve, duke mbledhur publik i cili e ka shoqëruar aktivitetin me duartrokitje. Sfilatat e prezantimit të vajzave, janë shoqëruar nga muzika e mirë nga Lambert Jorganxhiut dhe këngëtarëve Andi Stafuka dhe Klajdi Musabelliu. shkruan atsh .

 

Por nuk ka munguar edhe Aleksander Gjoka, një nga tre mosketjerët, i cili është bërë pjesë e turit artistik të vajzave më të bukura të Shqipërisë, të cilat kërkojnë votën e publikut ne webin zyrtar të Miss Shqipëria 2017. Turi i aktiviteteve ka qene i ngjeshur dhe ndërsa bukuroshet janë drejtuar në Jug të vendit ku sigurisht do të bëhen si gjithnjë pjesë e promovimit të vendeve turistike.
Ky është vshte viti i 19-të i zhvillimit të këtij eventi të bukurisë shqiptare dhe sigurisht qe show dhe spektakli me artistet më të famshëm e më të dashur për publikun nuk do të mungojë në 16 qershor në kalanë e Tepelenës nën hijen e Ali Pashait. Nga viti 1998, Miss Shqipëria me përfaqësi në mbi 14 kompeticione botërore shtegëton nga një kala në tjetrën, nga një histori e traditë në tjetrën duke mbajtur moton, ”Një kala, një histori, një traditë, një Miss./KultPlus.com