Qëndrimin se “Demokracia e Re” nuk do të votoj për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm, e përsëriti edhe një herë Kiriakos Mitsotakis, lideri i partisë më të madhe opozitare greke.

“Disa dhjetëra kilometra mbi liqenin në Kostur, ka një liqen tjetër, Liqeni i Prespës, të cilin sot popullata greke e ka të njohur, jo nga bukuria e jashtëzakonshme natyrore e tij, por nga marrëveshja a turpshme e Prespës, të cilën e firmosën Tsipras dhe Kammenos. Marrëveshje e cila e shmang gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase të fqinjit tonë. E përsëris prej këtu, nga Kosturi se Demokracia e Re nuk do të votoj për këtë marrëveshje, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm”, tha Mitsotakis.

Ai gjithashtu më herët tha se problem i madh është edhe irredentizmi maqedonas.

Ai shtoi se “nuk mendon vetëm për emrin, por edhe për atë se për herë të parë në histori negociohet për gjuhën dhe kombin maqedonas. Dhe njohja e kombit maqedonas me këtë marrëveshje është shumë problematike”.