Burime në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë dhënë detaje lidhur me informacionin për gjetjen e një bombe, respektivisht mjeti shpërthyes afër ambasadës amerikane në Shkup.

Në MPB demantojnë të jetë gjetur ndonjë mjet shpërthyes, duke theksuar se bëhet fjalë për stërvitje të rregullt policore.

“Bëhet fjalë për një stërvitje interne policore, e jo për gjetjen e ndonjë mjeti shpërthyes. Ne zhvillojmë kohë pas kohe stërvitje të tilla. Kishim marrëveshje që asgjë lidhur më këtë të mos dalë në opinion, mirëpo meqë janë plasuar informacione, jemi të detyruar të bëjmë sqarime plotësuese”, thonë në MPB, shkruan Gazeta Lajm.

Policia paralajmëron se stërvitje të ngjashme, ku do të ketë edhe të shtëna të improvizuara do të ketë në Shkup edhe ditëve në vijim.